Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 229 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 229 datë 16.09.2011

Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë”, të kërkuar me shkresë Nr. 4141/5 Prot, datë 13.09.2011 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë” ka në strukturën e saj 3 Fakultete: Fakulteti i Mjekësisë; Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike; Fakulteti i Shkencave te Aplikuara, të hapura me VKM Nr. 567, datë 27.08.2004. Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë” ofron programe studimi të të tre cikleve, të përcaktuara në nenin 26 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë” njihet si “Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë” nga Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe zotëron marrëveshje me Qeverinë Shqiptare dhe Kishës Katolike për ndërtimin dhe administrimin e Spitalit Zoja e Këshillit të Mirë, e ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 8608, datë 27.04.2000; zotëron marrëveshje bashkëpunimi me Universita Cattolica del Sacro Cuore; Universita degli Studi di Palermo dhe Universita degli Studi di Roma Tor Vergata.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________