Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 26 datë 17.07.2009 - Universiteti “Fan. S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 26 datë 17.07.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. GJUHË - LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE
2. GJUHË - LETËRSI SHQIPE DHE ITALIANE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në: “Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Frënge”, “Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Italiane, të kërkuar nga Fakulteti i Mësuesisë, Universiteti “Fan. S. Noli” Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Frënge, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të sigurohet miratimi i pedagogëve të Universitetit të Tiranës dhe të Institucioneve të tjera të angazhuar në këtë Program Studimi.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Italiane, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Frënge”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Italiane”, të mos hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT