Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. ZHVILLIM RURAL DHE MJEDISOR I QËNDRUESHËM
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Zhvillim rural dhe mjedisor i qëndrueshëm”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
Të paraqitet plani mësimor me shpërndarjen e krediteve sipas elementëve të programit.
Të rregullohet plani mësimor me elementët si: ngarkesa javore në auditor; javët mësimore sipas semestrave; ngarkesa sipas veprimtarive mësimore (leksion, seminar).
Të përmirësohen syllabuset me elementët si: ngarkesa e studentëve në orë mësimore për të gjitha elementët e programit; Temat dhe plani i orëve për çdo modul duhet të paraqiten për çdo javë mësimore.
Të shihen ECTS për mikroetezën.
Të shihet mundësia e përfshirjes së praktikës mësimore.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Zhvillim rural dhe mjedisor i qëndrueshëm
të hapet
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.