Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 280, datë 04.11.2011, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Parë në Master Profesional të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të Studimit “Master i Nivelit të Parë në Zhvillim i integruar rural” në “Master Profesional në Zhvillim i integruar rural”, të kërkuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Riorganizimi i Programit të studimit, MP në “Zhvillim i integruar rural”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të rregullohet plani mësimor me elementët si: të ndahet sipas formave të mësimdhënies; të reflektohen orët jashtë auditorit; të unifikohen orët për 1 ECTS; të vendosen orët në auditor për tezën e diplomës.
 Të plotësohen syllabuset me të gjitha elementët përbërës.
 Te paraqiten CV e personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, për programin e studimit: MP në “Zhvillim i integruar rural”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për programin e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e riorganizimit të programit të mësipërm.


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.