Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 281, datë 04.11.2011, Fakulteti Ekonimik, Universiteti i Tiranës

Programi i Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. AKTUARISTIKË

Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MANAXHIM TURIZMI
2. MANAXHIM TURIZMI (FILIALI SARANDË)
3. MARKETING DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
4. SISTEME INFORMACIONI NË EKONOMI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga Fakulteti Ekonimik, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Manaxhim turizmi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të përfshihen si pjesë integrale të programit të studimit, lëndë si “Manaxhimit të Burimeve Njerëzore” dhe “Lidershipit” që janë pjesë e rëndësishme e kurrikulave të Universiteteve Perëndimore.
 Të përfshihet në program “Legjislacioni” dhe roli i tij në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
 Të bëhet e mundur që lëndët të kenë një karakter më praktik në kontrollin e njohurive për të eleminuar një mësim teorik të mirëfilltë.
 Të shikohet mundësia që një pedagogë të mos jap më shumë se një lëndë mësimore.
 Të përmirësohen mospërputhjet midis planin mësimor dhe syllabusit për emërtimin dhe ECTS e lëndës “Strategjia e turizmit”.
 Të sqarohet raporti lëndë – modul, pasi diku flitet për lëndë dhe diku për modul.
 Të shikohet mundësia që lëndë të ndryshme si “Manaxhimi ndërkombeëar i hoteleve dhe resorteve” dhe “Ekonomia globale e turizmit” të mos kenë të njëjtën literaturë.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Manaxhim turizmi”, Filiali Sarandë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të përfshihen si pjesë integrale të programit të studimit, lëndë si “Manaxhimit të Burimeve Njerëzore” dhe “Lidershipit” që janë pjesë e rëndësishme e kurrikulave të Universiteteve Perëndimore.
 Të përfshihet në program “Legjislacioni” dhe roli i tij në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
 Të bëhet e mundur që lëndët të kenë një karakter më praktik në kontrollin e njohurive për të eleminuar një mësim teorik të mirëfilltë.
 Të përmirësohen mospërputhjet midis planin mësimor dhe syllabusit për emërtimin dhe ECTS e lëndës “Strategjia e turizmit”.
 Të sqarohet raporti lëndë – modul, pasi diku flitet për lëndë dhe diku për modul.
 Të shikohet mundësia që lëndë të ndryshme si “Manaxhimi ndërkombeëar i hoteleve dhe resorteve” dhe “Ekonomia globale e turizmit” të mos kenë të njëjtën literaturë.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Marketing dhe marrëdhënie me publikun”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Sisteme informacioni në ekonomi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Aktuaristikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Manaxhim turizmi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Manaxhim turizmi, Filiali Sarandë
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Marketing dhe marrëdhënie me publikun
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Sisteme informacioni në ekonomi
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Aktuaristikë
të hapet

Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.