Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Fakultetit të Menaxhimit dhe të Administrimit si dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim dhe Administrim arsimi” dhe Master i Shkencave në “Shkencat e Edukimit”, të Shkollës “Shkolla e Lartë private e Edukimit”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Fakultetit të Menaxhimit dhe të Administrimit si dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim dhe Administrim arsimi” dhe Master i Shkencave në “Shkencat e Edukimit”, të Shkollës “Shkolla e Lartë private e Edukimit”, të kryer në periudhën Nëntor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës “Shkolla e Lartë private e Edukimit” me Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Fakultetin e Menaxhimit dhe Administrimit.
Programi i Studimit: Master Profesional në “Menaxhim dhe Administrim arsimi”.
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shkencat e Edukimit”.
të akreditohet.
Z. Bardhyl Musai dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.