Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 360, datë 13.07.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”

Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve, në Shkollën e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve të Shkollës së Lartë Universitare Private “Marin Barleti, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës:
a. Departamenti i Ekonomiksit
b. Departamenti i Financë-Bankë
c. Departamenti i Kontabilitet, Auditim, Taksa
me sugjerimin: Institucioni të paraqesë për secilin Departament listën e personelit akademik, në pëputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë Nr.9741, në Nenin 12, pika 3, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

2. Fakulteti i Drejtësisë:
a. Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare
b. Departamenti i të Drejtës Private
c. Departamenti i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë
me sugjerimin: Institucioni të paraqesë për secilin Departament listën e personelit akademik, në pëputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë Nr.9741, në Nenin 12, pika 3, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

3. Fakulteti i Shkencave Sociale:
a. Departamenti Qeverisje, Politika, Komunikim
b. Departamenti Sociologji, Psikologji, Edukim
c. Qendra e Ekselencës në Mësimdhënie e Mësimnxënie (CETL)
me sugjerimin: Institucioni të paraqesë për secilin Departament listën e personelit akademik, në pëputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë Nr.9741, në Nenin 12, pika 3, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

4. Fakulteti i Shkencave të aplikuara:
a. Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit
b. Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës
c. Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
d. Departamenti i Studimeve Humane
e. Qendra e Trajnimeve dhe testimeve “Barleti” (BTTC)
me sugjerimet:
 Departamenti i studimeve Humane ka më shumë lidhje me Fakultetin e Shkencave Sociale se sa me atë të Shkencave të aplikuara.
 Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit ka më shumë lidhje me Fakultetin e Ekonomisë dhe Financës se sa me atë të Shkencave të aplikuara.
 Institucioni të paraqesë për secilin Departament listën e personelit akademik, në pëputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë Nr.9741, në Nenin 12, pika 3, “Departamentet duhet të kenë në përbërje të tyre të paktën 7 anëtarë efektiv si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj”.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni: Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti
miratohet i riorganizuar

Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti
miratohet i riorganizuar

Institucioni: Fakulteti i Shkencave Sociale, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti
miratohet i riorganizuar

Institucioni: Fakulteti i Shkencave të aplikuara, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti
miratohet i riorganizuar


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.