Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 365, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 365, datë 17.09.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1.    EKONOMIKS
2.    ADMINISTRIM BIZNESI
3.    FINANCË BANKË

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc) në:
1.    MENAXHIM EKZEKUTIV
2.    BANKAT DHE TREGJET FINANCIARE

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1.    E DREJTË BANKARE DHE FINANCIARE
2.    KONTABILITET

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 347 datë 13.07.2012, të Programeve të reja të studimit “Bachelor në Ekonomiks”; “Bachelor në Administrim Biznesi”; “Bachelor në Financë Bankë”; “Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv”; “Master i Shkencave në Bankat dhe tregjet financiare”; “Master Profesional në E Drejtë bankare dhe financiare” dhe “Master Profesional në Kontabilitet”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të plotësohen të dhënat për emrat e pedagogëve që do të japin lëndën dhe kualifikimet (gradat e titujt shkencorë) e tyre në syllabuset si: Baza marketingu, Financë publike, Informatikë, Investime, etj.
  • Në disa lëndë sugjerohet që titullarët të mbajnë dhe gradën doktor psh. në lëndët: Bazat e financës, Bazat e kontabilitetit, Shkrim akademik, dhe Histori ekonomie dhe mendimi ekonomik.
  • Të jepet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale.

3.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Financë Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet financiare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E Drejtë bankare dhe financiare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

7.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Kontabilitet”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
?    Të rregullohen temat e disa lëndëve pasi ka një përsëritje të tyre (P.sh. “Organizim i sistemeve të kontrollit kontabël” me lëndën “Kompjuterizm kontabël dhe softëare aplikativ”, etj).
?    Të plotësohet dosja e këtij programi studimi me të gjitha CV e personelit akademik të angazhuar.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:            Bachelor në Ekonomiks
                të hapet

Programi i Studimit:            Bachelor në Administrim Biznesi
                të hapet

Programi i Studimit:            Bachelor në Financë Bankë
                të hapet

Programi i Studimit:            Master i Shkencave në Menaxhim ekzekutiv
                të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Bankat dhe tregjet financiare
                të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në E Drejtë bankare dhe financiare
                të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Kontabilitet
                të hapet


DREJTORI
AVNI MESHI