Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 366, datë 17.09.2012, Instituti Kanadez i Teknologjisë

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 366, datë 17.09.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional  (MP) në:
1.    INXHINIERI INDUSTRIALE
2.    INXHINIERI SOFTUERIKE
3.    ADMINISTRIM BIZNESI

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
4.    INXHINIERI INDUSTRIALE
5.    INXHINIERI SOFTUERIKE
6.    ADMINISTRIM BIZNESI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 330 datë 08.06.2012, të Programeve të reja të studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Inxhinieri Industriale” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin e mëposhtëm: I gjithë dokumentacioni i dosjes, përfshirë syllabuset e programeve të studimit të hartohen edhe në gjuhën shqipe.

2.    Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Inxhinieri Softuerike” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin e mëposhtëm: I gjithë dokumentacioni i dosjes, përfshirë syllabuset e programeve të studimit të hartohen edhe në gjuhën shqipe.

3.    Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të cilësohet gjuha në të cilën do të zhvillohen këto programe (dokumentacioni i dosjes paraqitet pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në anglisht).
  • Të plotësohet lista e personelit akademik me titujt shkencor konkretë të tyre si Dr/Prof.dr/Prof.as.
  • Në disa raste të bëhet më e dallueshme diferenca midis të njëjtës lëndë për dy programet e ndryshme studimi
  • Të rishikohet shpërndarjeve e lëndëve sipas pedagogëve (1 pedagogë në disa raste të ketë 2-3 lëndë në dy programet e studimit).

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:    Master Profesional në Inxhinieri Industriale
          të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Inxhinieri Softuerike
          të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Administrim Biznesi
          të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Industriale    
         të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Inxhinieri Softuerike
          të hapet

Programi i Studimit:    Master i Shkencave në Administrim Biznesi
         të hapet


DREJTORI
AVNI MESHI