Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 369, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 369, datë 17.09.2012

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1.    STANDARDET EUROPIANE PËR POLICIMIN DHE INTELIGJENCËN
2.    E DREJTË PENALE DHE TË DREJTAT NDËRKOMBËTARE TË NJERIUT

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master Profesional në “Standardet Europiane për policimin dhe inteligjencën” dhe Master Profesional në “E Drejtë penale dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut”, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Standardet Europiane për policimin dhe inteligjencën”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të rishikohet emërtimi i programit të studimit.

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E Drejtë penale dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të rishikohet emërtimi i programit të studimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:    Master Profesional në Standardet Europiane për policimin dhe inteligjencën
                të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në E Drejtë penale dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut
                të hapet

DREJTORI
AVNI MESHI