Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 370, datë 17.09.2012, Universiteti Privat "Albanian University"

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 370, datë 17.09.2012

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr.) në:
1.    E DREJTË DHE PROCEDURË PENALE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Doktoraturë, të kërkuara nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “E Drejtë dhe Procedurë Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të bëhet njehsimi i emrit të Universitetit pasi në disa dokumente përdoret emërtimi i vjetër i tij (UFO).
  • Të mos vendoset vetëm TOEFL si kriter pranimi i anglishtes për kandidatët, por edhe pesë provimet e tjera ndërkombëtare të njohura nga MASH.
  • Të përmirësohet lista e personelit akademik që do të angazhohet në këtë program studimi pasi të gjithë kanë gradën shkencore Doktor, gjë që është e  pamjaftueshme për nivelin e tretë të studimeve, ose për të drejtuar dhe udhëhequr punën shkencore të studentëve të doktoraturës.
  • Të zbatohen kriteret ndërkombëtare të shkarkimit t? bibliografisë në syllabuset përkatëse.
  • Të pasurohet lënda e kërkimit shkencor me literaturë në shqip., po ashtu edhe lënda “E drejta penale” etj.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues “Albanian University”, për programin e studimit: Doktoraturë në “E drejtë penale dhe procedurë”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

DREJTORI
AVNI MESHI