Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 373, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Private “Universiteti Polis”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 373, datë 17.09.2012

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr.) në:
1.    ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Doktoraturë, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Polis”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të plotësohet në kohën më të shpejtë të mundshme, personeli i brendshëm me specialist të fushës së arkitekturës dhe urbanistikës dhe në veçanti të plotësohet Këshilli i Profesorëve me profesorë të kësaj fushe.
  • Të rritet bashkëpunimi me isntitucionet vendase që mbulojnë apo kanë lidhje me fushat e ubanistikës dhe arkitekturës.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:    Doktoraturë në Arkitekturë dhe Planifikim Urban
                të hapet


DREJTORI
AVNI MESHI