KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 385, datë 26.10.2012
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:
1. MENAXHIM TURIZMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programin e ri të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të reflektojë në planin mësimor ndarjen e moduleve në aktivitete formuese mbështetur në udhëzimin 15 të MASH/2008, fq.14, shtojca 1, pika 3.
- Të reflektojë në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
- Të parashikojë në planin mësimor praktikën profesionale.
- Të plotësojë të gjitha syllabuset me emrin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën, planin kalendar të modulit (orët e planifikuara për të gjitha temat), metodat didaktike, detyrimet e studentit dhe të ndajë literaturën në në literaturë bazë dhe ndihmëse.
- IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik, duke paraqitur angazhimin e secilit person në PS, për të cilin ka paraqitur CV.
- IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
- Të plotësojë të dhënat në lidhje me standardin V.2.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT