Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 393, datë 26.10.2012, Universiteti Privat "Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 393, datë 26.10.2012


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Politikë e Jashtme dhe Diplomaci”; Master Profesional në “E Drejtë Private” dhe Master Profesional në “E Drejtë Penale”, të “Albanian University”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Politikë e Jashtme dhe Diplomaci”; Master Profesional në “E Drejtë Private” dhe Master Profesional në “E Drejtë Penale”, të “Albanian University”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
Për programin e studimit Master Profesional në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Politikë e Jashtme dhe Diplomaci”
1. Të bëhet më shumë përpjekje për të anashkaluar vështirësitë e periudhës së institucionalizimit.
2. Të krijohet një përvetësim i kulturës institucionale.
3. Të krijohet mundësia për të përmirësuar nivelin e gjuhës së huaj angleze tek të gjithë studentët.
4. Të bëhet një përpjekje më e madhe për të rekrutuar studentë të një cilësie më të lartë.
5. Të përmirësohet raporti personel efektiv në kërkesat e standardit.
6. Të krijohet mundësia për të ndërtuar një kampus studentor, i cili do ta kthente Albanian University në një IAL me karakter kombëtar e më gjerë.
7. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master Profesional në “E Drejtë Private”
1. Biblioteka të zgjerohet e të përshtatet për t’i krijuar më shumë komoditet të interesuarve për përdorimin e bibliotekës.
2. Të merren masa për të ndërtuar një bibliotekë online.
3. Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë akademike të huaj për të rritur brenda auditorit procesin e të menduarit kritik.
4. Të kualifikohet stafi i zyrës së sigurimit të brendshëm të cilësisë.
5. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master Profesional në “E Drejtë Penale”
1. Biblioteka të zgjerohet e të përshtatet për t’i krijuar më shumë komoditet të interesuarve për përdorimin e bibliotekës.
2. Të rritet numri i personelit akademik me eksperiencë akademike të huaj për të rritur brenda auditorit procesin e të menduarit kritik.
3. Të krijohet lidhje më të mira me tregun e punës dhe të statistike për të patur njohje me atë çfarë tregu i punës.
4. Kërkimi shkencor duhet të jetë në një nivel të tillë që të jetë sa më i krahasueshëm me nivelin europian.
5. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Politikë e Jashtme dhe Diplomaci
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë Private
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë Penale
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT