KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 410, datë 11.01.2013
Për hapjen e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në “Universitetin Politeknik të Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për hapjen e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
· Struktura e re e kërkuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, është:
1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës:
a) Departamenti i Arkitekturës
b) Departamenti i Urbanistikës
c) Departamenti i Restaurimit dhe i Teknologjisë së Arkitekturës
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT