Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 416, datë 11.01.2013, Shkolla e Lartë Private “Illyria

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 416, datë 11.01.2013
 
Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Private “Illyria” në dy Fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Private “Illyria” në dy Fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
 
·        Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Illyria”, përbëhet nga:
1.   Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike:
a.    Departamenti i Shkencave Politike
b.    Departamenti i Financë Kontabilitet
c.    Departamenti i Administrim Biznesi
 
2.   Fakulteti i Drejtësisë:
a.    Departamenti i të drejtës Penale
b.    Departamenti i të drejtës Publike
c.    Departamenti i të drejtës Civile
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
 
Institucioni:                               Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Private “Illyria”
miratohet i riorganizuar
 
Institucioni:                               Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike, Shkolla e Lartë Private “Illyria”
miratohet i riorganizuar
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT