Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 417, datë 11.01.2013, Shkolla e Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”, Tiranë,

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 417, datë 11.01.2013
 
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   INFORMATIKË BIZNESI
2.   JURIDIK
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Bachelor, të kërkuara nga “Shkolla e Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Informatikë Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§  Të krijohen marrëveshje bashkëpunimi me Institucione të tjera.
§  Të paraqiten të dhëna për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
§  Të paraqitet rregullorja e programit të studimit, ku të përcaktohen edhe kriteret.
§  Të paraqiten të dhëna për mënyrën e zhvillimit të praktikës profesionale.
 
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Juridik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§  Të rritet numri i krediteve për lëndët e formimit të përgjithshëm, në raport me ato që mbështesin kulturën ndihmëse.
§  Të përcaktohet personeli akademik që do të angazhohet në mbikëqyerjen e praktikës profesionale.
§  Të përcaktohen institucionet në bashkepunim me të cilat do të realizohet praktika mësimore e studentëve.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
“Shkolla e Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”, Tiranë, për programet e studimit Bachelor në “Informatikë Biznesi dhe Bachelor në “Juridik”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
 
 
BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT