Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 418, datë 11.01.2013, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 418, datë 11.01.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i  Shkencave (M.Sc.) në:

1.   EKONOMI DHE MENAXHIM

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave, të kërkuar nga “Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

Programi i Studimit:                          Master i shkencave Ekonomi dhe menaxhim

                                                          të hapet


BARDHYL MUSAI

KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT