KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 419, datë 11.01.2013
Për riorganizimin e strukturës së “University of New York, Tirana”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturës së “University of New York, Tirana””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
· Struktura e re e kërkuar nga “University of New York, Tirana”, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Ekonomisë:
a. Departamenti i Administrim Biznesi
b. Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
c. Qendra e parashikimeve ekonomike
2. Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale:
a. Departamenti i Shkencave kompjuterike
b. Departamenti i Shkencave humane dhe sociale
c. Qendra e studimeve sociale
3. Instituti për kërkim të avancuar
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Ekonomisë, “University of New York, Tirana”
miratohet i riorganizuar
Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale, “University of New York, Tirana”
miratohet i riorganizuar
Institucioni: Instituti për kërkim të avancuar, “University of New York, Tirana”
miratohet i riorganizuar
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT