Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 420, datë 11.01.2013, Institucioni i Arsimit të Lartë “ISSAT”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
VENDIM
 
Nr. 420, datë 11.01.2013
 
 
Për riorganizimin e Programeve të Studimit Master i Nivelit të Dytë (MND) në Master Profesional (MP) të “Institucioni i Arsimit të Lartë “ISSAT””.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për riorganizimin e Programeve të studimit Master i Nivelit të Dytë (MND) në Master Profesional (MP) të “Institucioni i Arsimit të Lartë “ISSAT””, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
2.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
3.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Menaxhim Shëndetësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
4.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Studime Europiane dhe Diplomaci”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
5.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “E Drejtë Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
6.   Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Psikologji Sociale dhe e Komunikimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
             Programi i Studimit:                         Master Profesional në Financë Kontabilitet
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
 
             Programi i Studimit:                         Master Profesional në Menaxhim Biznesi
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
             Programi i Studimit:                         Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
             Programi i Studimit:                         Master Profesional në Studime Europiane dhe Diplomaci
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
             Programi i Studimit:                         Master Profesional në E Drejtë Ndërkombëtare
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
   Programi i Studimit:                         Master Profesional në Psikologji Sociale dhe e Komunikimit
                                                                      miratohet i riorganizuar
 
 
 
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT