Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 421, datë 11.01.2013, Albanian University

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 421, datë 11.01.2013
 
 
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Pedagogji, me profilet: Didaktikë; Menaxhim Arsimi” dhe Master i Shkencave në “Gazetari, me profile: Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing; Drejtim dhe  Menaxhim i  Mediave”, të “Albanian University”.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Pedagogji, me profilet: Didaktikë; Menaxhim Arsimi” dhe Master i Shkencave në “Gazetari, me profile: Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing; Drejtim dhe  Menaxhim i  Mediave”, të “Albanian University”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
 
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i  përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
 
REKOMANDON:
Për programin e studimit Master Profesional në “Pedagogji, me profilet: Didaktikë; Menaxhim Arsimi”
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numrin e personelit akademik efektivë në këtë program studimi.
§  Të nxitet kërkimi shkencor brenda departamentit.
§  Të hartohet një plan strategjik për zhvillimin e programit të studimit.
§  Të ngrihet njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë.
§  Të realizohen marrëveshje bashkëpunime me ato institucione ku mendohet të kryhet praktika profesionale.
 
 
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Gazetari, me profile: Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing; Drejtim dhe  Menaxhim i  Mediave”
  • Të shmangen përsëritjet me nivelin Bachelor të temave të formimit teorik dhe praktik në syllabuset e lëndëve/ moduleve si: “Teoria e praktika e Marrëdhënive me publikun”; “Komunikimi dhe PR politik”; “Historia e shtypit shqiptar”.
  • Të përshtaten mjediset e biblotekës për studentët e këtij programi studimi.
  • Të plotësohen lëndët/modulet me tekste bazë.
  • Të jepet më shumë informacion në lidhje me përdorimin e të ardhurave nga tarifat studentore.
  • Të përmirësohet raporti i titullarëve të moduleve me gradën shkencore doktor, me ata të cilët janë në proces për të marrë këtë gradë, pasi nuk është në përputhje me standartin e kërkuar.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Programi i Studimit:                            Master Profesional në Pedagogji, me profilet:
a.    Didaktikë
b.    Menaxhim Arsimi
të akreditohet.
 
Programi i Studimit:                            Master i Shkencave në Gazetari, me profile:
a.    Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing
b.    Drejtim dhe  Menaxhim i  Mediave
të akreditohet.
 
 
 
 
 
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT