Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 427, datë 11.01.2013, Shkolla e Lartë Private “Kristal

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 427, datë 11.01.2013
 
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Master i Shkencave në “Menaxhim dhe Koordinim i shërbimeve shëndetësore e infermieristike në shëndet publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Master i Shkencave në “Menaxhim dhe Koordinim i shërbimeve shëndetësore e infermieristike në shëndet publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
 
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i  përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
 
REKOMANDON:
§  Institucioni të rrisë mbështetjen dhe të promovojë studentët për t’u angazhuar më shumë në kërkimin shkencor.
§  IAL të shohë mundësinë e vendosjes së kritereve të pranimit për rritjen e cilësisë në prurje të studentëve.
§  Të krijohet një bazë e mirë të dhënash me studentët e diplomuar ose në proçes për ecurinë  e për kryerjen e analizave dhe përmirësimin e programit në të ardhmen.
§  Emërtimi i programit të studimit të ndryshojë nga Master i Shkencave në “Menaxhim dhe Koordinim i shërbimeve shëndetësore e infermieristike në shëndet publik” në Master i Shkencave në “Menaxhim në shëndet publik”.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr. 368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Programi i Studimit:                                 Master i Shkencave në “Menaxhim në shëndet publik”
të akreditohet.
 
BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT