Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 429 datë 11.01.2013, Shkolla e Lartë Private “Kristal”,

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
VENDIM
 
Nr. 429 datë 11.01.2013
 
 
Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Master  Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
 
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për për programin e studimit, Master  Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
 
 
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
 
Për programin e studimit Master  Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor”:
1.   Në lidhje me problemin për pranimin e numrit të madh të studentëve, ky kusht është zgjidhur me ndarjen e studentëve në grupe më të vogla dhe nxitjen e mësimdhënie aktive të studentëve dhe kjo ka bërë që studentët të jenë më të interesuar në mësimdhënie. Shkolla e Lartë Private “Kristal” ka hapësira të shumta për mësimdhënie, të pajisura me infrastrukturë shumë të mirë, internet, video projektore dhe laboratorë etj. Infrastruktura e mësipërme jep mundësinë për mësimdhënie me cilësore dhe interaktive te studenteve. Për ketë vit janë te regjistruar gjithsej studentë. Stafi akademik me kohe te plote është 22 , gjë qe plotëson kushtin e vene nga ekspertet.
2.   Për sa i përket përmirësimit të cilësisë në përzgjedhjen e lëndëve me karakter ekonomik që do të ndihmonin më shumë në formimin e studentëve me elementët e menaxhimit, pasqyrohet një numër i konsiderueshëm lëndësh me karakter formues dhe efektivë, ku ndër to mund të rendisim Ekonominë e Shëndetit, Organizimi i Shëndetësor, Principet dhe Praktikat ne Shëndet Publik, Menaxhimi dhe Lidershipi ne Shëndet Publik, Shërbimi dhe Menaxhimi Spitalor, Legjislacioni, Etika dhe Deontologjia në Shëndet Publik, Veprimtaritë dhe Shërbimet e Shëndetit Publik, Sociologji. Koncepte të gjera fondamentale jepen edhe në lëndën e Epidemiologjisë ku trajtohen indikatorët e performancës se shërbimeve në shëndet publik, tipeve të monitorit etj.
3.   Për sa i përket kushtit për shtimin gradual të pedagogëve efektivë me tituj, megjithë vështirësitë objektive që kanë universitetet e reja, përfshirë edhe Universitetin Kristal, u u be një takim me Dekanin e Fakultetit te Shkencave Mjekësore si edhe me personelin akademik të përfshirë në mësimdhënie.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Heqjen e kushteve të akreditimit për programin e studimit, Master  Profesional në “Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor”, bazuar në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 163, datë 15.04.2011.
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT