Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 431, datë 11.01.2013 Universiteti Privat "Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 431, datë 11.01.2013


Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr.) në:
1.    E DREJTË DHE PROCEDURË PENALE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 370 datë 17.09.2012, të Programit të ri të studimit Doktoraturë, të kërkuar nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “E Drejtë dhe Procedurë Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:



Programi i Studimit:    Doktoraturë në E Drejtë dhe Procedurë Penale
            të hapet


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT