Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 439, datë 03.05.2013 SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 439, datë 03.05.2013
 

Për riorganizimin e strukturave të SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturave të SHLUP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

 

·         Struktura e re e kërkuar nga SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, përbëhet nga:

  1. Fakultetin e Shkencave Humane:
a.    Departamenti i Drejtësisë

b.    Departamenti i Mësuesisë dhe Psikologjisë

c.    Departamenti i Infermierisë dhe Farmacisë
 

  1. Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit:
a.    Departamenti i Ekonomisë

b.    Departamenti i TIK

c.    Qendra e kërkimit dhe zhvillimit

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Humane, SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

miratohet i riorganizuar

Institucioni:                             Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, SHLUP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

miratohet i riorganizuar

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT