KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 442, datë 03.05.2013
Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent".
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent", të kërkuar me shkresë me Nr. 407/3, datë 27.03.2013 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:
Struktura e riorganizuar me njësitë kryesore si dhe njësitë bazë për çdo njësi kryesore (Universiteti me Fakultetet përkatëse dhe çdo Fakultet me Departamentet përkatëse) deklarohet si më poshtë:
- FAKULTETI I SHKENCAVE DENTARE:
b. Departamenti i Laborantëve Dentar
c. Qendra e Formimit dhe Shërbimit Klinik
- FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE:
b. Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
c. Qendra Kërkimore Farmako-terapeutike
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent" në “Universiteti Aldent”.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT