Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 444, datë 03.05.2013 “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 444, datë 03.05.2013

 
Për riorganizimin e strukturave të “Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturave të Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
 

·         Struktura e re e kërkuar nga “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, përbëhet nga:

  1. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike:
a.    Departamenti i së Drejtës dhe Administratës

b.    Departamenti i Shkencave Politike dhe Ndërkombëtare

c.    Qendër kërkimi

 
  1. Fakulteti i Shkencave Ekonomike
a.    Departamenti i Ekonomisë

b.    Departamenti i Financë Bankë dhe Kontabilitet

c.    Qendër kërkimore
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike, “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

miratohet i riorganizuar

 
Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Ekonomike, “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

miratohet i riorganizuar

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT