KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 448, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. KUJDES PALIATIV DHE GERIATRIK
2. LABORANT MJEKËSOR
3. SHKENCA LIGJORE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. LABORANT MJEKËSOR
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i arteve të bukura (Ma) në:
1. HISTORI ARTI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave, Master Profesional dhe Master i arteve të bukura, të kërkuar nga SHLUP “Universiteti Kristal”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Kujdesi paliativ dhe geriatrik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Laborant mjekësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:
Të paraqiten të gjitha marrëveshjet e mundshme që Institucioni mund të ketë me Gjykatat, Prokurorinë, Dhomën e Avokatise dhe Administratën shtetërore.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Laborant mjekësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i arteve të bukura në “Histori Arti”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Kujdesi paliativ dhe geriatrik
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Laborant mjekësor
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Laborant mjekësor
të hapet
Programi i Studimit: Master i arteve të bukura në Histori Arti
të hapet
Institucioni aplikues SHLUP “Universiteti Kristal”, për programin e studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore”, pasi të ketë plotësuar kushtin e mësipërm për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT