Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 449, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 449, datë 03.05.2013


Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale së “Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal””.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale së Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
Struktura e re e kërkuar nga “Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal”, përbëhet nga:
  1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale:
a.    Departamenti i së Drejtës Publike
b.    Departamenti i së Drejtës Private
c.    Departamenti i Shkencave Sociale

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni:                             Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Kristal”
miratohet i riorganizuar

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT