KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 451, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MËSIMDHËNIE NË GJUHËN ANGLEZE
2. PSIKOLOGJI KËSHILLIMI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MENAXHIM I INSTITUCIONIT ARSIMOR
2. MEKATRONIKE
3. EDUKIM ME PROFIL, MËSIMDHËNIE E PËRGJITHSHME
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga SHLUP “Vitrina”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësimdhënie në gjuhën angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji këshillimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim i Institucionit arsimor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mekatronikë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të jepet më shumë informacion në faqen e internetit për programin e studimit bachelor në Mekatronikë, për të krijuar një ide me të qartë në lidhje me kompetencat më të thelluara që do të fitojnë studentët në këtë program studimi.
- Të rishikohet literatura në disa module për të qenë më bashkëkohore.
- Të krijohet përputhshmëria e plotë midis stafit akademik dhe modulit.
- Të rritet bashkëpunimi me institucione brenda dhe jashtë vendit për të krijuar më shumë fleksibilitet në shkëmbimet akademike.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Edukim me profil, Mësimdhënie e Përgjithshme”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësimdhënie në gjuhën angleze
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji këshillimi
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim i Institucionit arsimor
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Edukim me profil, Mësimdhënie e Përgjithshme
të hapet
Institucioni aplikues SHLUP “Vitrina”, për programin e studimit: Master Profesional në “Mekatronikë”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT