Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 452, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Planetar i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 452, datë 03.05.2013

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   INXHINIERI ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE

2.   INXHINIERI MEKATRONIKE

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   MESUES I ARSIMIT FILLOR

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   MENAXHIM PER TRANSPORT, TRAFIK DHE SIGURI NË RRUGË

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private, “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri elektrike dhe elektronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësues i arsimit fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim për transport, trafik dhe siguri në rrugë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Bachelor në Inxhinieri elektrike dhe elektronike
                                                       të hapet
 

Programi i Studimit:                          Bachelor në Inxhinieri mekatronike
                                                       të hapet
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Mësues i arsimit fillor
                                                       të hapet
 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Menaxhim për transport, trafik dhe siguri në rrugë
                                                       të hapet

  
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT