KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 453, datë 03.05.2013
Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Parë në “Banka dhe Sigurime; me profilet: Banka; Sigurime ose Politika Fiskale” në Master Profesional në “Financë, me profile: Banka; Sigurime; Kontabilitet dhe Raportim Financiar; Qeverisje dhe auditim; Politika Fiskale” (60/90 ECTS) të “Universitetit Europian të Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të studimit Master i Nivelit të Parë në “Banka dhe Sigurime; me profilet: Banka; Sigurime ose Politika Fiskale” në Master Profesional në “Financë, me profile: Banka; Sigurime; Kontabilitet dhe Raportim Financiar; Qeverisje dhe auditim; Politika Fiskale” (60/90 ECTS) të kërkuar nga “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Riorganizimi i Programit të Studimit Master Profesional në “Financë, me profile: Banka; Sigurime; Kontabilitet dhe Raportim Financiar; Qeverisje dhe auditim; Politika Fiskale” (60/90 ECTS), përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Financë, me profile: Banka; Sigurime; Kontabilitet dhe Raportim Financiar; Qeverisje dhe auditim; Politika Fiskale” (60/90 ECTS)
miratohet i riorganizuar
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT