KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 456, datë 03.05.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MAMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mami”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të paraqiten të plota CV e titullarëve të lëndëve dhe të përputhet specialiteti i pedagogut me lëndën përkatëse.
- Të përfshihen në këtë program studimit pedagogë të lëndës/ modulit të cilët kanë kualifikimin e nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin.
Institucioni aplikues, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit Bachelor në “Mami”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT