KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 463, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MENAXHIM NË INXHINIERI
2. INXHINIERI INFORMATIKE
3. INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI
4. EKONOMIK - MBA
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi ankesën për VKA Nr. 408 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Metropolitan Tirana”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomik MBA”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Ekonomik MBA
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT