KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 468, datë 03.05.2013
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me “Master i Shkencave në Farmaci”, të Shkollës së Lartë Universitare Jo-Publike “Aldent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me “Master i Shkencave në Farmaci”, të Shkollës së Lartë Universitare Jo-Publike “Aldent”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Farmaci”§ Të zbatohen kritere në pranimin e studentëve të rinj dhe të kryhet një test pranimi për të njohur nivelin e tyre në fillimin e Programit Studimor.
§ Të rritet numri i stafit të profilizuar që angazhohet me kohë të plotë në realizimin e Programit të studimit, përpara diplomimit të brezit të parë.
§ Të krijohen mjedise të përshtatshme ndihmëse dhe kreative për të zhvilluar sa më mirë aktivitetin mësimor.
§ Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT