KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 475 datë 03.05.2013
Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Shkenca Komunikimi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Shkenca Komunikimi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
Për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Komunikimi”:
§ Numri i pedagogëve të brendshëm, vecanërisht numrin e pedagogëve me tituj dhe kualifikime shkencore, ka pësuar ndryshime por duhet të vazhdojë të thellohet ky ndryshim në favor të pedagogëve të brendshëm.
§ Kriteri i pranimit është dëftesa e shkollës së mesme, kurse për nxënësit e viteve shkollore para 2006 kërkohet edhe vërtetim nga drejtoria arsimore. Lidhur me kritere të tjera, të domosdoshme kur flitet për studentët e huaj apo edhe ata që mund të vijnë nga Kosova e vise të tjera shqipfolëse, janë vendosur kritere përkatëse pasi nuk ka patur kërkesa më parë për këtë drejtim.
§ Regjistrat e studentëve si dhe të dhënat që mbahen në to nuk mund të verifikoheshin për shkak se i gjithë dokumentacioni ndodhjë në Prokurori.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Heqjen e kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Shkenca Komunikimi”, bazuar në Urdhërin e MASH, Nr. 239, date 31.05.2011.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT