Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 478, datë 03.05.2013 Shkolla e Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 478, datë 03.05.2013


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   INFORMATIKË BIZNESI
2.   JURIDIK

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 417 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Bachelor, të kërkuar nga “Shkolla e Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Informatikë Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Juridik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Informatikë Biznesi
                                                       të hapet

 
Programi i Studimit:                          Bachelor në Juridik
                                                       të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT