Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 479, datë 03.05.2013 Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 479, datë 03.05.2013


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   E DREJTË CIVILE

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1.   ADMINISTRIM BIZNESI

2.   MARKETING

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 403 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuar nga Institucioni i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.     Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.     Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Master Profesional në “Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

      Programi i Studimit:                     Master i Shkencave në E Drejtë Civile
                                                        të hapet

      Programi i Studimit:                    Master Profesional në Administrim Biznesi
                                                       të hapet

      Programi i Studimit:                    Master Profesional në Marketing
                                                       të hapet

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT