Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 5 datë 13.03.2009 - Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 5 datë 13.03.2009

Për ndryshimin e Statusit dhe emërtimit të Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe vlerësimin për Programin e Studimit të Ciklit të Parë, Diplomë e Nivelit të Parë në Fushat e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për strukturën aktuale institucionale të Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve (AEFS) dhe propozimin për strukturën e re të emërtuar, Universiteti Shqiptar i Sportit (USHS) si edhe propozimin për Programin e ri të studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Fushat e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit, bazuar në raportin e vlerësimit të ekspertëve dhe në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
· Struktura e re e kërkuar, Universiteti Shqiptar i Sportit i përmbush standardet përkatëse institucionale dhe jep vlerësim pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Fushat e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit, përmbush standardet e cilësisë dhe jep vlerësim pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni:Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” të ndryshojë emërtimin në UNIVERSITETI SHQIPTAR I SPORTIT.
Programi i studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Fushat e Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT