KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 515, datë 18.07.2013
Përmirësimin e VKA Nr. 483, datë 03.05.2013 për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Harqe (violinë, violë, violonçel, kontrabas)”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, bazuar në emërtimin e VKM nr. 178, datë 10.03.2010.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundjn me Bachelor në “Harqe (violinë, violë, violonçel, kontrabas)”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor në “Harqe (violinë, violë, violonçel, kontrabas)”
§ Të bëhet përpjekje për të rritur numri i studentëve të pranuar në këtë program studimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Harqe (violinë, violë, violonçel, kontrabas)”
të akreditohet.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT