Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 52 datë 09.11.2009 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 52 datë 09.11.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. E DREJTA PRIVATE DHE E BIZNESIT
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: E Drejta Private dhe e Biznesit, kërkuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejta private dhe e Biznesit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar vlerësim Pozitiv me sugjerime:
· Plan-programet e disa prej lëndëve të kenë një strukturim më të mirë dhe kryesisht duhet të punohet më mirë në drejtim të përcaktimit me saktësi të literaturës që do të përdoret në to.
· Në disa lëndë literatura nuk është e mirë përcaktuar ose nuk përmban të dhënat e nevojshme p.sh., viti i botimit, shtëpia botuese etj
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejta Private dhe e Biznesit” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT