Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 53 datë 09.11.2009 - Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 53 datë 09.11.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
· STUDIME NË FUSHËN E MBROJTJES
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
· STUDIME NË FUSHËN E SIGURISË KOMBËTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Studime në Fushën e Mbrojtjes dhe Master i Nivelit të Dytë në: Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare, të kërkuara nga Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Studime në Fushën e Mbrojtjes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Në funksion të përmirësimit të aspekteve të veçanta të këtyre Programeve, Institucionit përgjegjës i sugjerohet:
· Të shihet mundësia e realizimit të bashkëpunimit me institucione të huaja të arsimit të lartë që realizojnë programe të ngjashme në këtë fushë.
· Për të rritur cilësinë e realizimit të masterit, do të ishte e dobishme të ftoheshin titullarë të huaj me eksperiencë për të zhvilluar disa lëndë të veçanta sepse kështu do të pasqyrohej më mirë eksperienca e tyre në organizmat ushtarake të NATO-s
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Studime në Fushën e Mbrojtjes”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Studime në Fushën e Sigurisë Kombëtare”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT