KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 539, datë 09.05.2014
Për akreditimin periodik Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe vërejtjet e lëna nga vlerësimi i jashtëm, vlerëson se nevojitet që Institucioni të plotësojë më parë disa mangësi për të dalë në një vlerësim përfundimtar.
Këshilli i Akreditimit për Institucionin “Universiteti i New York-ut në Tiranë” dhe programin e studimit Master Profesional “Komunikim dhe Gazetari”, vendos të lërë një periudhë kohore deri në një vit për të plotësuar mangësitë si më poshtë. Me përmbushjen e tyre Institucioni duhet ti dokumentojë ato pranë APAAL, e cila pas verifikimit dhe në varësi të shkallët se përmbushjes do të vijojë procedurën dhe paraqitjen në Këshillin e Akreditimit për akreditimin periodik.
Vërejtjet dhe mangësitë që lidhen me Institucionin dhe programin e studimit Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari” janë si më poshtë:
Për Institucionin “Universiteti i New York-ut në Tiranë”
§ Të rritet numri i personelit të kualifikuar, shpërndarja e tyre në njësitë kryesore dhe bazë, në përputhje të plotë me standardet organizative për IAL me statusin Universitet dhe shkallën e kualifikimit sidomos në departamentet pasi kanë mangësi të stafit me titujt/grada.
§ Të paraqiten të dhëna dhe evidenca konkrete mbi ndërtimin e kampusit universitar si një nevojë urgjente për vazhdimin e procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, rekomandim i dhënë edhe më parë në kuadrin Institucional apo të programeve të studimit.
§ Të paraqes të dhëna të qartë, konkrete mbi kërkimin shkencor edhe në kuadrin e strategjive Institucionale, në mënyrë që të zhvendoset fokusi i tij nga përgjegjësia/aktiviteti individual edhe në atë institucional.
Për programin e studimit Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”
§ Të qartësohet ndarja e programit të studimit nga cikli i parë Bachelor në ciklin e dytë Master profesional, dhe të ofrohen të veçanta.
§ Të realizohet një profilizim më i qartë në përmbajtjen e kurrikulës së programit të studimit të ndarë në dy ciklet në përputhje me legjislacionin Shqiptar, shoqëruar këto edhe me rezultate në dalje (learning outcomes) në përputhje me emërtimin e programit dhe ciklin e studimit.
§ Të krijohen bashkëpunime me aktorë në terren për t’ i siguruar studentëve punësim në këtë profil.
KËSHILLI i AKREDITIMIT