KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 57 datë 04.12.2009
Për vlerësimin e Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në INXHINIERI NDËRTIMI me drejtime: · INXHINIERI NDËRTIMI; · INXHINIERI HIDROTEKNIKE; · INXHINIERI MJEDISI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në Inxhinieri Ndërtimi me tre drejtime, të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi me drejtime: 1.Inxhinieri Ndërtimi, 2.Inxhinieri Hidroteknike dhe 3. Inxhinieri Mjedisi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që pas hapjes të kësaj doktorate të lidhen kontrata të rregullta zyrtare me institucione të huaja.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi” me drejtime: · Inxhinieri Ndërtimi; · Inxhinieri Hidroteknike; · Inxhinieri Mjedisi të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT