Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 59 datë 08.01.2010 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 59 datë 08.01.2010

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. E DREJTA KUSHTETUESE DHE ADMINISTRATIVE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: E Drejta Kushtetuese dhe Administrative, kërkuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejta Kushtetuese dhe Administrative”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejta Kushtetuese dhe Administrative” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT