Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 80 datë 18.06.2010 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 80 datë 18.06.2010

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë Doktoraturë (DR) në :
1. “LËNDËT KLINIKE”
2. “LËNDËT PARAKLINIKE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: “Lëndët klinike”dhe “Lëndët Paraklinike”, të kërkuara nga Fakulteti i Infermierisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Lëndët Klinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Lëndët Paraklinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Lëndët Klinike”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Lëndët Paraklinike”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT