Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 81 datë 18.06.2010 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 81 datë 18.06.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Histori dhe Gjuhë Gjermane
2. DNP Gjeografi dhe Gjuhë Italiane
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Histori dhe Gjuhë Gjermane” dhe DNP në “Gjeografi dhe Gjuhë Italiane” të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Histori dhe Gjuhë Gjermane”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Gjeografi dhe Gjuhë Italiane”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Histori dhe Gjuhë Gjermane” të mos hapet
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Gjeografi dhe Gjuhë Italiane” të mos hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT