Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 94, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 94, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË SHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznes”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.483, datë 12.10.2012
d)     Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)        Gjuha e studimeve: Shqip
j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelornë “Administrim Biznes” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë të këtij lloji.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.

3.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Rritjen e stafit akademik efektiv për një shpërndarje më të mirë në numër dhe cilësi të lëndëve/disiplinave që ata mbulojnë.
b.      Rishikimin e përbërjes së stafit të departamentit tëekonomisë, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk kanë formimin e duhur për fushën përkatëse të studimit (të ekonomiksit).
c.       Të rriten kapacitet e bibliotekës për të mbajtur një numër më të madh studentësh dhe pasurimi i titujve të literaturës së këtij programi.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Administrim Biznes” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

5.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË