REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 96, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM EKZEKUTIV”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.483, datë 12.10.2012
d) Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2Vite/4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit Master i Shkencavenë “Menaxhim Ekzekutiv” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji. 2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të ulet numri i lëndëve që ofron një pedagog i brendshëm si edhe përputhja më e mirë e fushës së tyre më lëndët që mbulojnë. Gjithashtu masat dhe përmirësimet në këtë drejtim duhet të synojnë rritjen e peshës së ngarkesës mësimore në favor të stafit akademik efektiv.
b. Zgjerimi i hapësirës dhe fondit tëbiblotekës pasi hapësira e ofruar është mjaft e limituar; ndërkohë që edhe numri i titujve dhe njësive në bibliotekë është relativisht i kufizuar.
c. Ndryshimin i emërtimit të programit të studimit në Master i Shkencave në “Menaxhim”, pasi programi i propozuar nuk mund të jetë edhe shkencor edhe ekzekutiv në të njëjtën kohë.
4. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
5. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” me këtë emërtim dhe elementët si më sipër, të akreditohet si i tillë vetëm për studentët që kanë filluar studimet përpara vitit akademik 2015-2016. Pranimet e mëtejshme në këtë program të fillojnë vetëm pas rishikimit të emërtimit të këtij programit në përputhje me kushtin si më lart.
6. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË