Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 98/1, datë 18.12.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 98/1, datë 18.12.2015
 PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 98, datë 03.11.2015 për “Akreditimin Institucional të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 211/6, datë 11.11.2015 dhe dorëzuar në datën12.11.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana””, të akreditohet.

Institucioni duhet  të ndjekë në vijim politika për përmirësimin e shkallës së kualifikimit të stafit akademik efektiv dhe të sjellë për këtë qëllim të dhëna pranë APAAL, për monitorim të vazhduar.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 12.11.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm .Përkëtë arsye, bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 98, datë 03.11.2015 për “Akreditimin Institucional të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana””.

2.     
Vendimi Nr. 98, datë 03.11.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.

3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Shkollën Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË